Perjetsimi i dashurise ne vargje nga Dritero Agolli
Ky burgim sa do zgjase s’e di
I perjetshem do kisha deshire
Veç ti eja me shpesh ne qeli,
Te perndjekurit tend do i vije mire
Do te jete mengjes dhe une do vij patjeter
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e kenges se tharte.
Po ndofta dashuria mbahej gjalle,
Se zjarrin e mbanin letrat ne udhetim
Me biçiklete a mushke apo me kale
Ne vape e shi, debore e thellim.
Une jam i burgosuri yt,
rroj me prangat qe ti me ke vene,
po çudi, as qelia s’me mbyt as dritarja e zene
Ky burgim sa do zgjase s’e di
I perjetshem do kisha deshire
Veç ti eja me shpesh ne qeli,
Te perndjekurit tend do i vije mire