Tirana gjallon ne shtetrrethim, qytetaret duatrokisin njeheresh per mjeket dhe infermieret

qytetaret tirane

Edhe pse shume media jane fiksuar me fotto te rrugeve “te shkretuara te Tiranes” ne fakt kryeqyteti gjallon edhe pse ne respekt te masave te vendosura per koronavirusin.

Mjekët dhe infermierët janë dhe personeli i cili ndodhet në vijën e parë të betejës me koronavirusin që deri më tani në vendin tonë ka shënuar 38 raste të konfirmuar pozitive dhe një viktimë në Durrës.

Ne ora 17.30 të se shtunes qytetarët e kryeqytetit kane dale ne dritare e ballkone dhe kanë duartrokitur punën dhe misionin e vështirë të mjekëve dhe të infermierëve shqiptare në këto ditë paniku.

Qytetarët janë sensibilizuar me lodhjen e këtyre ditëve të personelit mjeksor që janë në shërbim të personave të konfirmuar deri më tani të prekur.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.