107 vjeçari bashkë me të dashurën 100 vjeçe, ‘fluturojnë’ çdo ditë në Mercedes SLK

FF 600x360

Ai lindi para Luftës së Parë Botërore dhe ende drejton! Joe Newman nga Sarasota, Florida është 107 vjeç dhe ka drejtuar makinën për 90 vjet.

Ai zotëron një Mercedes SLK, dy vendesh, në të cilin ka vend për të preferuarën e zemrës së tij, së shpejti 100-vjeçaren Anita.

“Sigurisht, unë jam një shofer i mirë”, u thotë Joe Newman skeptikëve, fjalët e të cilit konfirmohen nga Anita. Gruaja, duke qeshur u thotë gazetarëve se kohën më të madhe të udhëtimit i mban sytë mbyllur.

Newman thotë se i përmbahet gjithmonë rigorozisht rregullave të trafikut. Patenta e shoferit të tij skadon në vitin 2022, por Newman thotë se ka plane madhështore për të ardhmen.

Kur u pyet se cili është sekreti i jetëgjatësisë së tij, gjyshi në formë përgjigjet pa hezitim:

“Thjesht mos merrni vetëm frymë, edhe jetoni”.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.