Dalin pamje tjera të reja kur shihet se si raketa iraniane godet aeroplanin ukrainas
Video e re duket se tregon momentin kur një raketë iraniane goditi një aeroplan pasagjerësh ukrainas vetëm pak çaste para se të rrëzohej, ku si pasojë humbë jetë 176 persona në bord.
Pamjet u shfaqën pasditen e së enjtes, disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump zbuloi se ai ka dyshime serioze për rrëzimin e aeroplanit, ku kishte thënë se Irani e kishte rrëzuar atë,
Kryeministri kanadez Justin Trudeau, më vonë i bëri jehonë shqetësimeve të Trump, duke thënë se provat tregojnë se një raketë iraniane rrëzoi aeroplanin ukrainas, por “mund të ketë qenë pa qëllim”.
Trudeau tha se inteligjenca kanadeze dhe aleate e mbështet atë përfundim. Ai tha se dukej se ishte një raketë tokë-ajër që goditi aeroplanin.
Videoja e fundit duket se tregon një raketë që goditi aeroplanin ndërsa fluturonte mbi Parand, zonë ku ndaloi së transmetuari sinjalin e tij para rrëzimit.
Një shpërthim i vogël ndodhi kur raketa goditi por avioni nuk shpërtheu. Ai vazhdoi të fluturonte për disa minuta dhe u kthye përsëri drejt aeroportit ndërsa u përfshi me flakë para se të shpërthente dhe të rrëzohej shpejt.
Televizioni iranian transmetoi pamjet sot, ndërsa një klip i veçantë 28 sekondësh i marrë nga ndenjësja e përparme e një makine u shfaq për të konfirmuar se aeroplani tashmë ishte në flakë kur ra nga qielli nga 8,000 metra.
LEXO TE NGJASHME