Qielli australian nderron ngjyre ne te kuqe si pasoje e zjarrit
Qielli në Australi, përkatësisht në Uellsin e Ri Jugor, ka marrë ngjyrë të kuqe, si pasojë e zjarrit që ka përfshirë vendin. Siç raporton Daily Mail, përveç qiellit, si pasojë e zjarrit janë mbuluar me hi edhe plazhet australiane.
Fatkeqësia natyrore në Australi, e ndodhur që nga shtatori i vitit të kaluar, ka shkaktuar 24 vdekje dhe ka djegur mijëra shtëpi banimi.
Nga pasojat e zjarrit janë prekur edhe kafshët, ku numërohen përreth 500 milionë të ngordhura. Të prekur kanë qenë veçanërisht gjitarët, respektivisht kangurët dhe koalat.
Shiu i rënë që nga dita e shtunë në Australi ka ndihmuar në punën e zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit. Përkundër kësaj, ekspertë kanë bërë të ditur se shiu nuk do arrijë të ndalojë zjarret e mëdha në vend.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, lansoi një Agjenci të Re Kombëtare të Rimëkëmbjes, duke i financuar me 2 miliardë dollarë me qëllim që të “koordinojë një reagim kombëtar për rindërtimin e komuniteteve dhe jetesës”.
Në anën tjetër, Zelanda e Re ka dërguar trupa mbrojtëse në Australi për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit dhe të evakuimit.
LEXO TE NGJASHME