Presidenti i Venezuelës sulmohet nga dronë me eksploziv teksa fliste live në TV (VIDEO)

maduro drone attack 2018

Presidenti i Venezuelës i ka bërë thirrje Donald Trumpit që të ndihmojë atë të luftojë “grupet terroriste” pasi fajësoi një përpjekje të dukshme vrasjeje duke përdorur fluturuesit e eksplozivëve nga ektremistët e djathtë.

Nicolas Maduro ishte duke bërë një paradë ushtarake në Caracas, e cila po transmetohej drejtpërdrejtë në TV këtë të shtunë kur ai papritmas u ndal dhe shikoi në qiell pasi dëgjoi një shpërthim. Një shprehje e tmerruar kaloi në fytyrën e ti, para se ai dhe gruaja e tij, Cilia Flores, të mbuloheshin me ndihmëtarë që mbanin mburoja antiplumb. Ata të dy u shpëtuan pa dëmtuar, shkruan DailyMail.

Kreu i shtetit i tronditur dukshëm tha se pa një “pajisje fluturuese” që shpërtheu para syve të tij, por n dronët nuk u filmuan në momentin incidentit.

“Kjo ishte një përpjekje për të më vrarë”, tha 55-vjeçari më vonë, përpara se të premtonte një goditje të rivalëve të tij, ndërsa ai premtoi të dënonte ata që ishin përgjegjës, “pa marrë parasysh se kush bie”

LEXO TE NGJASHME

0.33 lajme nga bota

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.