“Kur bota humbet fillin…”, vijojnë ‘thumbat’ mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, çfarë nënkuptoi këngëtarja me poezinë e fundit

XH

 
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë dy prej personazheve më të komentuar në botën e showbizit, por pati një krisje mes tyre që çoi në ndarje.

Ndarja është pranuar vetëm nga aktori publikisht, ndërsa nga këngëtarja ende nuk ka një reagim.

Pak ditë më parë Bes Kallaku publikoi këngën “Mosmirënjohja”, e cila u duk si një thumb për ish-bashkëshorten e tij.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, thuhet në disa nga strofat e këngës.

Një ditë më parë Xhensila postoi një video në InstaStory ku shihej e qeshur, duke kënduar plot energji në makinën e saj.

Ndërsa sot, artistja publikoi një poezi të Rudyard Kipling. Në këtë poezi Kipling si baba i drejtohet të birit në mënyrë që ai të bëhet një “Burrë”.

Ai aty thekson se të qenit burrë lidhet me vlerat dhe vullnetin për të konsideruar çdo hap të ekzistencës sonë si një ecje drejt diçkaje të re.

Ky postim u duk një përgjigje e qartë ndaj këngës së ish partnerit.

Kujtojmë se nga martesa e tyre disa vjeçare, çifti kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Ajka dhe djalin Amen.

 

Screenshot 5 25 2024 3 10 37 PM

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.