Reperi shqiptar u dhunua “live” në Tik Tok, flet e motra: Më tha një shoqe “hajde po e rrahin”

 640 0 6608134a72b47

Reperi i njohur shqiptar, Sin Boy ka përfunduar në spital pasi u dhunua brutalisht nga dy persona të maskuar në një sallon bukurie. Sin Boy ishte live në TikTok teksa po lyente flokët dhe u filmua i gjithë momenti i agresionit ndaj tij.

E motra e reperit në një intervistë për “Hello” është shprehur se i vëllai ka dhimbje koke dhe është i trullosur, ndërsa shtoi se e ëma po qëndron në spital me të.

“Shkuam në spital, se kisha frikë se kishte hematomë në kokë, është në spital. Është nëna ime tani atje, me të. I dhemb koka, është i trullosur. Unë kurrë nuk e kam përjetuar këtë më parë”, ka treguar motra e tij.

Më pas ajo ka përshkruar sulmin ndaj të vëllait.

“Ai ishte LIVE në TikTok, unë isha në oborr. Papritur, dëgjuam zhurma, gjërat që bien. Thotë një shoqja ime “hajde po e rrahin”. Hyra dhe shoh brenda dy burra me maska që shkuan drejt tij dhe e goditën me grusht. Ai u rrëzua dhe e goditën me shkelma. Fytyra e tij ishte skuqur. U ngrit i trullosur dhe vajzat e detyruan të ulej. I sollëm ujë, u përpoqa ta ndihmoja, shkuam edhe në një farmaci. Autorët ikën më vrap”, tha ajo.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE REJA

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.