Nuk e ndjekin njëri tjetrin në Instagram, fotot e dasmës “shpëtojnë” pa u fshirë nga Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, postimi i fundit….
Kohët e fundit flitet për një ndarje të mundshme, të një nga çifteve më të njohur të estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.
Një veprim i fundit i dyshes ka bërë që shumë nga fansat dhe ndjekësit e tyre të ngrenë dyshimet për një krisje të marrëdhënies së tyre. Dy artistët nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram.
Dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.
Nga një hulumtim në Instagram, vëmë re qe Besi mban më shumë foto me Xhensilën. Ai ka zgjedhur të mos heqë nga Instagrami fotot e fillimit të njohjes së tyre, ndërsa Xhensila, e cila mban rreth 12 foto me të, ka bërë një “pastrim” më të thellë.
Gjithsesi fotot e dasmës së tyre, në shtator të vitit 2017, janë ruajtur “të paprekura”.
Në 2014-ën Besi ka postuar foton e parë me këngëtaren, me një tufë trëndafilash te kuq në duar, ndërsa Xhensila ka postuar një foto në 2015-ën, në shtëpinë e fëmijës.
Një detaj tjetër në Instagramin e Besit, në përshkrimin e disa fotove, ai shpesh “u ka mbyllur gojën” disa zërave se çifti është ndarë.
Më pas, në vitin 2023 fotot bashkë rrallohen. Aktori ka zgjedhur të mbajë vetëm foto bashkë me vajzën e tyre, Ajkën. Fotoja e fundit është nga ditëlindja e vajzës, Ajka. Nga ana tjetër, fotoja e fundit që Xhensila mban në “Feed” është në shtator të vitit 2019, në një varkë në Venecia, ku shkruan “Amore mio”.
Pak kohë më parë çifti u bënë prindër për herë të dytë, pas Ajkës, me një djalë, të cilin e quajtën Amen. Kjo nuk është hera e parë që flitet për një ndarje të çiftit, por duket më serioze se herët e tjera, ndërsa asnjë nga të dy nuk kanë dhënë ende një deklaratë, flitet edhe për një divorc.
LEXO TE NGJASHME