Automati i thotë amerikanes se fitoi çmimin rekord $43 milionë, por kazinoja i jep vetëm një darkë falas
Katrina Bookman fitoi “xhekpotin” në kazinonë Resorts World Casino në New York City – por fitorja e saj u bë shpejt e hidhur.
Bookman vendosi të luante në automatet me monedha, dhe në një moment thotë se ‘u mpi’ nga ajo që pa.
Në ekran makineria i tregonte se kishte fituar shumën më të madhe ndonjëherë në këtë lojë, dhe gruaja nisi të bënte foto në momentin emocionues, duke besuar se jeta e saj do të ndryshonte përgjithmonë.
Por aspirantja për milionere nuk arriti të gëzohej shumë me fitoren e saj.
Kur u kthye një ditë më vonë për të pretenduar paratë, një punonjës i tha se “nuk kishte fituar asgjë”.
E tronditur nga deklarata, lojtarja fituese kuptoi nga stafi se makineria e lojës kishte pësuar një avari dhe se shuma që ajo kishte fituar ishte në fakt vetëm 2.25 dollarë.
Komisioni i lojrave të fatit të New York tha më vonë se “kazinoja detyrohej të paguante vetëm shumën që gruaja kishte fituar në të vërtetë”.
Kazonoja pretendonte se në momentin e ‘xhekpotit’ makineria kishte nxjerrë një njoftim ku thuhej “keqfunksionim, anulohen të gjitha lojrat”.
Prandaj kazinoja i ofroi Bookman vetëm një darkë ngushëllimi falas.
Por gruaja nuk kishte parë asnjë njoftim keqfunksionimi dhe nuk mund të ngushëllohej me darkën e ofruar, teksa ëndrra e milionave të saj ishte fshirë brenda disa sekondash.
Por zyrtarët nuk donin t’ia dinin.
Një zëdhënës i rezortit tha për mediat: “kur u njoftuan për situatën stafi kazinosë përcaktuan se njoftimi dhënë në ekran ishte qartazi një keqfunksionim, kjo u konfirmua dhe nga komisioni shtetëror i lojrave të fatit”.
Por pak kohë pas ngjarjes shokuese Bookman pajtoi një avokat duke pretenduar se pretendimet e kazinosë ishin qesharake.
Avokati i saj Alan Ripka argumentonte se klientja kishte të drejtë për të gjithë shumën e shfaqur në makinën ku po luante.
Bookman e cila është rritur thuajse jetime, ka katër fëmijë dhe ka qenë e pastrehë kur ishte adoleshente, besonte se jeta e saj do të ndryshonte kur fitoi paratë në makinën e bixhozit.
Ajo tha për rrjetin lokal WABC: “Unë mendoja për familjen time, vështirësive që kam kaluar, mendoja se do të kalonte gjithçka”.
Ajo shton se incidenti e ka lënë të tronditur, me ankth e të turpëruar.
Zytarët thanë se çmimi maksimal që mund të japë makina ku po luante lojtarja është $6,500, dhe se ajo që ndodhi është një keqfunksionim.
Kazinoja nuk ofronte shpjegim se përse makineria kishte keqfunksionuar por padia ligjore u zgjidh privatisht jashtë gjykatës me pretenduesen.
LEXO TE NGJASHME