“Ti paske gjetur një…”, Maestro e thotë hapur mendimin për të dashurin e ri të Jorit

 640 0 64e74137f27bf

Armaldo Kllogjeri është njohur për sensin e tij të humorit gjatë kohës që ka qënë brenda shtëpisë më të famshme në shqipëri, BBV.
Ndërkohë që ka patur një marrëdhënie të mirë pothuajse me të gjithë banorët, këngëtari ditën e sotme ka sjellë përmes një postimi në Instagram, një kujtim nga shtëpia e BBV, ku shfaqet së bashku me Jorin.
Të gjendur në kuzhinë, duke gatuar ballokume, Jori dhe Maestro kanë nisur të këndojnë një këngë, duke e krijuar tekstin në moment, në të cilin thuhet: "Unë edhe maestro jemi në shtëpi, po bëjmë ballokume me dashuri. Jemi më të mirët, jemi të paparë, vetëm na mungon një djalë shqiptar".

Bashkangjitur këtj postimi, Armaldo shkruan: "Vetëm na mungon një djalë shqiptar por ti paske gjetur një superstar"


Ai ka etiketuar Jorin në këtë video, duke shtuar me shaka se këngë është gati.

Jori momentalisht është duke shijuar një romancë dashuri me këngëtarin italian, Fred De Palma.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.