A janë ende miq? Luizi zbulon nëse e ka takuar Efin pas përfundimit të BBV

 640 0 648459a005b37

Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli ishin një nga dyshet më të dashura të këtij edicioni të BBV, fillimisht miq dhe më pas rivalë, raporti i tyre kaloi në një kalvar ulje-ngritjesh, të cilat ndikuan në raportin e tyre jashtë shtëpisë.

Fituesi i BBV 2, Luiz Ejlli ishte i ftuar si opinionist i emisionit Për’Puthen, ku foli edhe për marrëdhënien e tij me Efin, ish-konkurrente e Për’puthen dhe e Big Brother Vip.

Një nga dyshet më të pëlqyera brenda shtëpisë u përballën me disa konflikte, në të cilat u përfshi edhe Kiara Tito. Pavarësisht përplasjeve, para se të dilnin nga formati ata i rregulluan marrëdhëniet, ndonëse pas daljes nuk janë shfaqur kurrë bashkë.

Mirëpo publiku është ende kurioz të dijë nëse dyshja vazhdojnë të ndajnë të njëjtën miqësi, pasi që nga përfundimi i formnatiti ata nuk janë parë në asnjë rast bashkë.

I pyetur për raportin aktual të tyre dhe nëse janë takuar Luizi tha se nuk ka pasur kohë ta takojë.

: “Mirë i kam marrëdhëniet. Nuk kam kohë të pi kafe me nënë time, të kem kohë me pi me Efin.Do e pi, me qumësht të ftohtë ajo, makiato unë si gjithmonë”, tha këngëtari.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.