Bledi Mane ‘shpërthen’ keq ndaj Nitës: Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun...
Dasma që u organizua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” mes Bledi Manes dhe Nita Latifit do mbetet vetëm aty, pasi jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë kthyer në ‘armiq’.
Para pak javëve Nita u shpreh tepër e zhgënjyer nga një deklaratë e Bledit për vajzat nga Kosova.
Po ashtu, në një intervistë të fundit, pyetjes se çfarë i ka bërë më tepët habi pas daljes nga formati i njohur, këngëtarja e njohur ka treguar edhe një herë për shfrytëzimin nga ana e tij për situatën e dasmës së tyre
E mëngjesin e sotëm gazetari i njohur ka vendosur t’i përgjigjet përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”.
Duke ironizuar ish-banoren, përmes krahasimeve dhe epiteteve, ai shprehet se të gjithë banorët e tjerë e kishin harruar Nitën brenda shtëpisë dhe ishte ai që e solli sërish në qendër të vëmendjes.
LEXO TE NGJASHME