“Gjithë zemrat shqiptare, u bënë një zemër e madhe!”, kënga prekëse për tërmetin e 26 nëntorit (VIDEO)

 termet.kenge

Tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, i është kushtuar edhe një këngë, e kënduar nga Era Rusi dhe Ylli Baka.

Kënga mban titullin “Në emër të shpresës”, e cila është motivuese për të përballuar pasojat e tërmetit, duke theksuar se Shqipëri nuk është vetëm, dhe do të rimëkëmbet nga tragjedia.

Klipi i këngës sjell edhe pamje nga rrënojat, ku mbetën të vdekur 51 qytetarë, ndërsa me qindra të tjerë u plagosën. Ndërsa të gjithë të ardhurat e këtij projekti do shkojnë në ndihmë të një fëmije të mbijetuar që ka nevojë për arsim.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.