Prej muajsh i huazuar te Fulham, Armando Broja pritet të largohet përfundimisht nga Chelsea
E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares, Armando Broja vazhdon të përflitet në mediat angleze.
Sipas “Football Insider”, Broja mund të largohet përfundimisht nga skuadra e Chelsea-s përfundimisht gjatë afatit kalimtar të verës.
Ekipi londinez do të analizojë ofertat për sulmuesin shqiptar dhe mesfushorin anglez, Conor Gallaghe.
Anglezët po përpiqen të shmangin shkeljen e rregullores financiare të Premier Leagues.
Kujtojmë se Broja u huazua te Fulhami nga skuadra e Chelsea-s në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Me londinezët, Broja ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Në edicionin aktual ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat në Angli.
LEXO TE NGJASHME