Luiza Gega tha se nuk ka marrë shpërblimet, ministrja Manastirliu: Do vazhdojmë ta mbështesim
Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu tha se qeveria ka mbështetur dhe do vazhdojë të mbështesë me shpërblime kampionet, ku bën pjesë edhe atletja Luiza Gega.
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Manastirliu u pyet në lidhje me deklaratat që ka bërë atletja shqiptare, e cila thotë se vitin 2024 e ka nisur pa shpërblimet që i takojnë.
Kësaj pyetje, ministrja iu përgjigj duke thënë se Luiza Gega është e mbështetur jo vetëm në aspektin e shpërblimeve, por edhe atë të krijimit të kushteve për përgatitje.
“Qeveria shqiptare, ministria e Arsimit është e angazhuar në mbështetjen e sportistëve elitarë, ku bën pjesë edhe kampionia jonë Luiza Gega. E kemi treguar jo vetëm për Luiza Gegën mbështetjen sa i përket atyre aspekteve të shpërblimeve të miratuar në strukturën që bashkërendon ato kritere të ligjit të sportit. Përtej shpërblimeve sportistët tanë, ku është edhe atletja kampionia jonë Luiza Gega janë edhe të mbështetur nga të gjithë aspektet që i përkasin jo vetëm ligjit për sportin por edhe si mbështetje direket në trupën e FA me gradën e përcaktuar dhe ne do vijojmë të mbështesim në garën ku ajo ka pasur rezultate të larta.
Gjate vitit 2022-2023 kampionen e kemi mbështetur na garat ballkanike dhe evropiane ne 13 mbeshtetje shperblime dhe do vazhdojmë ta vlerësojmë siç e kemi vlerësuar gjithmonë. Mbështetja nëpërmjet shpërblimeve po edhe nëpërmjet sigurimit e kushteve për përgatitje është prioritet absolut. Vlerësimi edhe për rastin konkret të Luizës nuk do mungojë”, tha ministrja e Arsimit.
LEXO TE NGJASHME