E zyrtarizon klubi, Brighton shet përfundimisht lojtarin shqiptar
Andi Zeqiri nuk është më lojtar i Brighton. Klubi anglez i Premier League ka ndarë mendjen të shesë kartonin e sulmuesit me origjinë shqiptare te skuadra e Genk. Zeqiri, do të luajë te ekipi belg, të paktën edhe 3 sezonet e ardhshme.
24-vjeçari luajti me Basel në Superleague e Zvicrës në edicionin që lamë pas, ku në 30 paraqitje gjeti rrugën e rrjetës 11 herë. Lojtari, gjithashtu, ka kontribuar më parë edhe për Lausanne. “Fat të mbarë Andi Zeqiri, i cili është bashkuar në mënyrë të përheshme me Genk” – Shkruan Brighton
LEXO TE NGJASHME