Berisha mbetet në Serie A, gardiani kuqezi kalon te “shtëpia” e shqiptarëve
Etrit Berisha ndryshon skuadër, por jo kampionat. Pas një periudhë shumë të vështirë, ku për gjatë gjithë sezonit të fundit qëndroi në stol te Torino, portieri kuqezi arriti të gjejë një skuadër të re në këto ditë të fundit të merkatos. Mediat italiane e bëjnë të kryer kalimin e tij tek ekipi i Empolit. Berisha kishte një kontratë me Torinon deri më 30 qershor 2024, por prej kohësh mes tij dhe trajnerit Juriç nuk kishte paqe, duke bërë që klubi granada ta nxirrte në shitje.
Berisha do të gjejë tek Empoli edhe dy futbollistët e tjerë të Kombëtares, Adrian Ismajli dhe Stvien Shpendi. Prej vitesh, Empoli është kthyer në shtëpi të dytë për futbollistët kuqezi pasi nga ky klub kanë dalë edhe lojtarë si Hysaj, Asllani dhe Bajrami.
LEXO TE NGJASHME