Mesatare e frikshme e Haaland në Champions, kalon Messin dhe Ronaldon
Në total, 34 janë golat e tij në 26 ndeshjet e para në kompeticionin më të lartë kontinental për klubet. Këtë sezon, ai ka shënuar tashmë 11 gola në 7 ndeshje, duke përfshirë “pokerin” ndaj Leipzig në 1/8 finale. Me të njëjtin numër ndeshjesh, Cristiano Ronaldo nuk e kishte hapur “dollapin” e tij, ndërsa Messi kishte arritur të takohej 13 herë me golin.
Po flasim për të parin dhe të dytin në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave në Champions League. Në total, në karrierën e tyre, portugezi shënoi 140 gola në 187 ndeshje, ndërsa argjentinasi 129 gola në 163 ndeshje. CR7 duket se e ka mbyllur karrierën në Champions që prej janarit, kur u transferua në Arabinë Saudite, ndërsa argjentinase ka gjasa të vazhdojë.
Erling Haaland “shpluhuros” mesataren e shënimit të të gjitha kohërave. 34 golat në 26 ndeshje përfaqësojnë mesataren 1.3 për ndeshje. Askush tjetër nuk e ka arritur këtë “stacion”, vetëm Gerd Müller me 0.97 gola për ndeshje i afrohet norvegjezit. Pikërisht “Torpedo” është një nga legjendat që Haaland ka “gjuajtur” ndaj Bayern Munich.
Gjithashtu, legjenda gjermane e mundi portierin 34 herë në 35 ndeshje. Messi dhe Cristiano e tundën rrjetën kundërshtare përkatësisht 0.79 dhe 0.75 herë për ndeshje. Në duelin e gjeneratave me Kylian Mbappé, norvegjezi ka avantazhin si “topçi”.
Francezi, më i vjetër se Haaland, ka luajtur tashmë 61 ndeshje dhe ka shënuar 40 herë në Champions League. Në 26 ndeshjet e tij të para, Mbappé shënoi 10 gola. Rruga e Haaland për në krye të top-listave, në të gjitha garat që luan, duket e pandalshme. Ai tashmë ka lënë pas legjendat e Ligës së Kampionëve si Kaká (30), Luis Suarez (31) ose Etoo (33). Më pas në listë: Rooney (34), Cavani (35), Puskas (36) dhe Morientes (39).
LEXO TE NGJASHME