Me skemën 3-4-3, “La Gazzetta’ përzgjedh më të mirët e Botërorit, sa shumë surpriza

1450196188 600x450

Botërori nuk zhgënjeu as këtë herë, shumë yje konfirmuan statusin e tyre, por kishte dhe lojtarë që bota i njohu në këtë turne. “La Gazzetta dello Sport”, ka përpiluar formacionin ideal të vendosur në skemën 3-4-3.
Në portë, Emiliano Martinez, i vlerësuar nga FIFA si portieri më i mirë i këtij Botërori, përtej gjesteve që bënë xhiron e botës, Martinez do të kujtohet gjatë për atë pritje të Kolo Muani.
 Hakimi Mbappe 600x338
 
Në mbrojtje, Upamecano i Francës, 24-vjeç, por më shumë personalitet. Për krahë tij ndodhet edhe Jasco Gvardiol i Kroacisë, duhet të ishte zëvendësuesi i Vida-s, por zhvilloi një Botëror si titullar absolut, vetëm 20-vjeç, tani Leipzig kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij. Mbrojtjen me tre e kompleton Cristian Romero i Argjentinës. Në këto pozicion mund të ishte edhe Theo Herandez, por mbrojtësi i Tottenham zhvilloi një super Botëror, nga krahu i tij Scaloni ishte i qetë.
Ashraf Hakimi, një nga më të mirët e këtij turneu, lojtari me më shumë pasime të sakta, nga të paktët që zhduku një lojtar si Mbappe. Onuahi, mesfushori i Marokut ishte një nga zbulimet më të mëdha të këtij Botërori. Kush është ai numri 8? Kjo pyetje e Luis Enrique pas eliminimit të Spanjës i thotë të gjitha, tani Angers fërkon duart pasi kartoni i tij kushton minimalisht 45 milionë euro. Në mesfushën e më të mirëve nuk mund të mungonte Luka Modric, 37-vjeç por përshkroi 37 km dhe dhuroi 570 pasime në 7 ndeshje. Mesfusha kompletohet nga Cody Gakpo, zbulimi i Holandës këtë Botëror, 3 gola të shënuar. Nga 30 mln euro kartoni i tij shkoi në 50 mln euro.
Tredhëmbëshi më i mirë i këtij Botërori formohet nga Messi-Mbappe-Alvarez. Për të dy të parët komentet janë të tepërta, ndërsa Alvarez ishte një surprizë i bukur. E nisi këtë Botëror si zëvendësuesi i Martinez, por e mbylli si titullar dhe 4 gola të shënuar.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.