"E dija që Zoti do të ma jepte Kupën", Messi nuk tërhiqet nga kombëtarja

 640 0 639f83d5c6812

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ishte euforik në përfundim të finales që e shpalli kampion bote. “Pleshti” tha se e dinte se Zoti do t’i jepte titullin e shumëpritur.

“Është mbresëlënëse që përfundoi kështu. E dija që në një moment Zoti do të ma jepte dhe nuk e di pse kisha një parandjenjë dhe ndjeva se do të ishte kështu.

Jam jashtëzakonisht i lumtur”, tha numri 10 i Argjentinës në një prononcim për televizionin publik të vendit të tij.

Nga ana tjetër, theksoi se ndeshja kundër Francës ishte “shumë e çuditshme”, duke e krahasuar me çerekfinalen kundër Holandës.

“Vuajtëm shumë, por ia dolëm. Mezi presim të jemi në Argjentinë për të parë se sa e çmendur do të jetë kjo”, tha sulmuesi i París Saint-Germain.

Messi e pranon se të qenët kampion bote është gjëja më e madhe që i ka ndodhur në karrierën e tij sportive.

“Nuk ka asgjë që mund të krahasohet me këtë. Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës i fitova pothuajse në fund të karrierës sime. Por nga ana tjetër unë e dua futbollin, më pëlqen ajo që bëj.

Të gjithë e duan këtë Kupë, është ëndrra e vogël e kujtdo. Unë kam qenë me fat që kam arritur gjithçka në karrierën time dhe tani po shkoj në Argjentinë për ta shijuar me njerëzit.”

I pyetur nëse do të tërhiqej nga kombëtarja pasi fitoi Botërorin, Leo e bëri të qartë:

“Jo, nuk tërhiqem nga kombëtarja. Dua të luaj me fanellën e Argjentinës si kampion bote”/tch

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.