Dëmtohet edhe Kumbulla, kombëtarja shqiptare në hall të madh para ndeshjeve të Ligës së Kombeve

 

Kombëtarja Shqiptare e futbollit e presin dy sfida mjaft të rëndësishme pas disa javësh në Ligëne  Kombeve.

Më 24 shtator, kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja do të përballen me Izraelin, ndërsa më 27 shtator, kombëtarja rikthehet ndeshet me Islandën në Air Albania

Shqipëria në dy ndeshjet e para në grup ka marrë vetëm një pikë dhe në shtator do të tentoj gjithçka për të arritur vendin e parë pasi shpresat ekzistojnë ende për kuqezinjtë.

Megjithatë, një lajm aspak pozitiv ka ardhur nga Italia, pasi Marash Kumbulla pësoi një tërheqje në kofshë në përballjen kundër Monzës. Për 22-vjeçarin ishte hera e parë që e niste si titullar këtë sezon me Romën, por u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 28-të.

Image

Mbetet për t’u parë nëse qendërmbrojtësi kuqezi rrezikon grumbullimin për ndeshjet e shtatorit të kombëtares, ndërsa mbrojtja kuqezi në prag të sfidave të shtatorit është në emergjencë totale pasi më parë është dëmtuar edhe Berat Gjimshit dhe Kastriot Dermarku.

Trajneri Edoardo Reja, do të përballet me një problem shumë të madh, pasi në qendër të mbrojtes në dispozicion ka vetëm Ardian Ismajlin ndërsa Veseli ende nuk ka luajtur asnjë minutë me Beneventon në sezonin e ri që ka nisur.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.