Piktura mbi pallatet e Tiranës/ 20 artistë nga disa vende të botës po krijojnë ekspozitën më të madhe
Kjo fasadë ndër më të dukshmet në Tiranë, tashmë do të mbajë imazhin e Skajlas. Ajo ishte subjekti që artisti Case zgjodhi për ta bërë pjesë të pikturës së tij.
Një pikturë që donte të përcillte dy mesazhe, brishtësinë por edhe forcën e figurës femërore.
Case Maclaim: Piktura quhet Luledielli, sepse kur ne morëm foton e murit, në të ishte e pikturuar një luledielli. Kjo lule njihet për fortësinë e saj dhe ne po mendonim cfarë të vendosnim. Pamë që godinat rrethuese janë të forta për syrin. Nga ana tjetër ka monumente, statuja përreth. Kjo godinë ishte goditur nga tërmeti dhe ne mundëm të dallonim kërcitjet në të. Prandaj menduam të vendosnim dicka të brishtë dhe njëkohësisht të fortë.
Kjo murale është realizuar përreth një javë në një lartësi prej rreth 60 metrash, dhe do të qëndrojë për disa vjet në këtë fasadë.
Samira Von Chravowski: Për ne gjëja më e rëndësishme ishte të shpërndanim mesazhin. Luledielli I vogël që ne pikturuam këtu mund të rritet vetëm në dhe të mirë, që dora e nënës së saj përfaqëson. Dhe sigurisht me dritën e diellit. Vetëm kështu mund të kemi një luledielli të fortë dhe rezistente. Ashtu sic është kjo godinë, sepse i rezistoi tërmetit.
Për Skajlan ky do të jetë një kujtim i bukur: Unë jam Skalja, jam tetë vjec. Piktura duket shumë bukur dhe mua më pëlqen shumë.
20 artistë nga vende të ndryshme të botës kanë pikturuar dhjetë mure të Tiranës, duke sjellë një pamje tjetër në artin publik në kryeqytet.
LEXO TE NGJASHME