Ermonela Jaho flet shqip për Jan Schmidt-Garre, 3 artiste të operas në filmin 'Zjarri i Shenjtë'
Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare do të jetë pjesë e filmit dokumentar “Zjarr i shenjtë”. Ky realizim, i cili do të shfaqet në kinema në muajin tetor 2021, paraqet tri artiste të operës: Ermonela Jaho, Barbara Hanigan dhe Asmik Grigorian. Dokumentari, eksploron se si i presin ato performancat dhe çfarë ndodh para një shfaqjeje. Jaho e ka nisur rrëfimin e saj në shqip
“E ndjej orkestrën si një mushkëri gjigande që merr frymë me emocionin tim“
Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho do të jetë pjesë e filmit dokumentar me titull “Zjarri i shenjtë”. Jaho shprehet se ndjehet e vlerësuar, që do të jetë në filmin, që del në kinema në muajin tetor të këtij viti. ““E përulur që të jem pjesë e filmit të fundit të Jan Schmidt-Garre, “Fuoco Sacro”, i cili del në kinema këtë tetor. Filmimi ishte një eksperiencë katarktike dhe besoj se e ruan atë fuqi edhe sot. Ja kalove vetes Jan, urime për këtë kryevepër të ndjerë”. Ky realizim, i cili do të shfaqet në kinema në muajin tetor 2021, paraqet tre artiste të operës: Ermonela Jaho, Barbara Hanigan dhe Asmik Grigorian.
Dokumentari, eksploron si e kalojnë ato kohën para një nate hapjeje, si duken dhomat e tyre ndërkohë që bëjnë përgatitjet dhe çfarë ndodh para një shfaqjeje. Sopranoja me famë ndërkombëtare po vijon aktivitetin e saj.
Edhe këtë vit nuk kanë munguar vlerësimet e ndryshme. Më datë 27 qershor u zhvillua ceremonia gala e dhënies së Çmimeve Ndërkombëtare të Muzikës Klasike. Ermonela
Jaho fitoi çmimin e muzikës vokale për vitin 2021 me albumin e saj “Anima Rara”. Albumi doli në treg në mbarë botën në formatin fizik dhe digjital, më 25 shtator të vitit 2020.