Mjekja toksikologe zbulon substancën e re që po "pushton" masivisht te rinjte

 640 0 635bacaf66e73

Toksikologjia, simptomat nga përdorimi i lëndëve narkotike, përdorimi i hashashit, kanabisit, drogërave të forta të tilla si kokaina u diskutuan në studion e ABC Live.

E ftuar në studio ishte mjekja toksikologe Sonila Tivari Bitri e cila theksoi që ka një rënie të moshës së përdoruesve, madje edhe 11 apo 12 vjeç.

Lista e substancave abuzuese është shumë e gjerë, madje disa prej tyre të tilla si amfetaminat arrijnë që të porositen dhe të blihen dhe në internet, duke qenë se disa prej tyre janë dhe të lejuara.

Sipas mjekes Sonila Tivari Bitri, kohët e fundit, ‘GBL është një substancë që njihet shumë pak nga mjeket, por përdoret shumë nga të rinjtë dhe nuk detektohet me anë të analizave të thjeshta.

“Kjo substancë krijon një varësi goxha të madhe dhe me më shumë varësi sesa alkoli dhe kanabisi. Për efektet e saj, moshat e reja janë të informuara, sipas mjekes toksikologe, madje kjo substancë konsumohet në grup, të rinjtë mësojnë sjelljet e njëri – tjetrit, si me gjetur kënaqësinë në substancën aktive, duke u kthyer në një trend në rritje. Sipas mjekes të gjitha substancat narkotike shkaktojnë varësi, si dhe dëmtojnë sistemin nervor qendror.

Kanabasi dhe alkooli janë substanca sedative, janë qetësuese, pijnë alkol që të heqin ankthin, por kur një individ abuzon në sasi të madhe, situatat maniakale, abuzimi me kokainën, substancat psiko-aktive të tjera, janë substanca që japin atë që njihet si gjendje ‘high’, apo një lloj largimi nga realiteti, është e kundërta e seditimit, e qetësisë që jepte kanabisi.

Për mjeken Sonila Tivari Bitri, probabibliteti është shumë i lartë nëse konsumojmë hashah si substancë të parë, është kalimtare, shërben si trampolinë për moshat 12 dhe 13 vjeç. Sot sipas mjekes mosha e përdorimit të substancave narkotike është ulur deri në 11 vjeç apo 12 vjeç.

‘Janë mosha që e fillojnë edhe me cigaren elektrike që është sërish trend, pastaj kalohet në kanabis, konsumohen në një ambient me një grup shokësh dhe shoqesh, pastaj kalojnë në varësi.

Në momentin që nuk i jep më kënaqësi kanabisi, neurotransmetuesit fillojnë dhe ndryshojnë, trupi mësohet me efekte, duhen doza shumë më të larta, nuk i bën më efekt të mirë përdoruesit’ tha mjekja Sonila Tivari Bitri.

Sipas mjekes, një prind i kujdesshëm, mësuesi dhe psikologu i shkollës i kapin shenjat e konsumimit të substancave.

‘Gjëja e parë është ulja në nota, jo e njëjta performancë në shkollë, është një zile alarmi, vetë adoleshenca është periudhë tranzicioni, një ndryshim i sjelljes, agresiviteti, impulsiviteti i tepruar, nuk ka më dëshirë të rrijë me familjen, të maskohet, të mos dalllohet era. Pagjumësia, duke ndejtur në telefon, pa lejuar prindin që të ketë akses.

Del shpesh, natën, agresiviteti, konfliktet shumë të mëdhaja me familjarët, ikin lenë mësimet, prandaj duhet një bashkëpunim shumë i mirë, me arritur me dedektuar shumë herët dhe trajtimi në stade të hershme është shumë më i efektshëm“, tha mjekja Sonila Tivari Bitri.

Përsa i përket rastit të Lear Kurtit dhe mbidozës me kokainë, mjekja Sonila Tivari Bitri u shpreh që ‘shenjat klinike variojnë nga individi, por zakonisht kur konsumohet sasi e madhe, 5 apo 6 gram janë doza të frikshme.

Kokaina jep efekte të menjëhershme, thithja nëpërmjet mukozave të stomakut shkon nga gjysëm ore deri në një orë’.

Dëmtimet kryesore të kokainës janë dëmtimi i zemrës dhe i sistemit nervor qendror. Këto janë dhe komplikacionet kryesore./abcnews

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.