Shkencëtarët: Ekzistojnë tre lloje të ndryshme të 'Covid-it të zgjatur'
Shkencëtarët britanikë pohojnë se ekzistojnë tre lloje të ndryshme të Covid-it të zgjatur, secila me grupin e vet të simptomave.
Shkencëtarët hetuan specifikat e 1,459 pacientëve me Covid të zgjatur, të cilat autorët e studimit i përcaktojnë si simptoma të ndjeshme të paktën 84 ditë pas infektimit.
Ata zbuluan, pretendojnë ata, se njerëzit me Covid të zgjatur mund të klasifikohen në tre grupe bazë.
Ata me simptoma neurologjike si lodhje, mjegull truri dhe dhimbje koke. Këto simptoma gjenden më shpesh tek njerëzit që janë infektuar me variantet alfa dhe delta.
Në grupin e dytë bëjnë pjesë ata me simptoma respiratore, duke përfshirë dhimbje gjoksi dhe gulçim. Kjo u përjetua kryesisht nga njerëzit që ishin të infektuar me variantin origjinal të virusit Wuhan.
Në grupin e tretë, simptomat janë të ndryshme dhe përfshijnë rrahje të zemrës, dhimbje të muskujve dhe ndryshime të lëkurës, thonë shkencëtarët nga King's College në Londër.
"Të dhënat nga hulumtimi tregojnë qartë se Covid-i i zgjatur nuk është unik, por ka disa nëntipe," tha autori kryesor Dr. Clare Stevens, duke shtuar se "të kuptuarit e agjentit shkaktar dhe nëntipet mund të ndihmojë në personalizimin e diagnozës dhe trajtimit".
LEXO TE NGJASHME