Shkenca bën një hap para për kurat/ Inteligjenca artificiale ndërton strukturat e 200 milion proteinave
Shkencëtarët kanë krijuar një arkivë me strukturën e 200 milion proteinave. Kjo është pak a shumë sasia e proteinave të ndryshme në botë. Për shumë shkencëtarë ky është një hap i madh për shkencën dhe kurimin e shumë sëmundjeve. Fal Inteligjencës Artificiale sot shkenca ka bërë një hap përpara.
Shkencëtarët kanë arritur së fundmi të ndërtojnë strukturën proteinike të mbi 200 milion proteinave në botë.
Ky është një hap i madh për njerëzimin, teksa rritet kurimi për sëmundjet dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës njerëzore.
Me anë të përdorimit të Inteligjencës Artificiale, shkencëtarët krijuan një arkivë 3D të të gjitha proteinave në botë për të lehtësuar studimet e mëtejshme në mikrobiologji.
Shkencëtarët thonë se kurimi i sëmundjeve si diabeti apo kanceri është një hap më afër.
Kjo dritare kaq e rëndësishme, e munguar deri më tani, është një hap gjingant për shkencat biologjike, për të mësuar më shumë rreth njeriut dhe botës që na rrethon.Proteinat janë thelbësore për zinxhirin e ADN-së së jetës së gjallë, ndaj shkencëtarët janë të entuziazmuar nga kjo risi në shkencë.
Inteligjenca artificiale ka nisur të përdoret në masë në mjeksi për të bërë të mundur kurimin e mjaft sëmundjeve, ku kanë filluar të duken edhe rezultatet e para.
LEXO TE NGJASHME