A është e sigurt të pini ilaçe të cilave u ka kaluar afati?

auto ilace1634021187

Ekzistojnë disa faktorë të cilët përcaktojnë se a është e sigurt të përdoren barnat pas kalimit të afatit.

Kjo varet nga koha e skadimit të afatit dhe mënyra në të cilën është ruajtur, thotë David Nierenberg, shef i njësisë së Farmakologjisë dhe Toksikologjisë në qendrën mjekësore Dartmouth Hitchcock.

Hulumtimet shkencore kanë treguar që barnat kanë efekt një kohë të gjatë pas kalimit të afatit të përdorimit.

Ky është lajm i mirë për njerëzit të cilëve u nevojitet diçka urgjentisht apo dëshirojnë të kursejnë para.
Mirëpo, ekspertët thonë që ekzistojnë disa barna të cilat nuk do të duhej t’i përdorni pas kalimit të afatit.

Barnat e lëngëta posaçërisht duhet shmangur. Përmbajtja e shishes është sterile deri kur hapet, sepse kur hapet bari i lëngët, bëhet shumë i ndjeshëm ndaj kontaminimit bakterial.

Kjo ka të bëjë posaçërisht me pikat për sy, thonë ekspertët.

Gjithashtu do të duhej seriozisht të kuptoni udhëzimet mbi vendin e ruajtjes së barit.

Për shembull, nitroglicerina, tabletat të cilat zakonisht u përshkruhen njerëzve të cilët kanë angjinë apo sëmundje koronare të zemrës janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj nxehtësisë ekstreme.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.