Studimi i ri: Gratë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë Covid-19 gjatë

covid 19 variants.grate

Një grua e infektuar me koronavirus ka një shans 22% më të lartë për të zhvilluar simptoma afatgjata të Covid-19 sesa një burrë, sipas një studimi të ri shkencor ndërkombëtar. 

Covid-19 afatgjatë konsiderohet si një sindromë komplikacionesh që vazhdojnë për më shumë se një muaj pas infeksionit fillestar, ndonjëherë edhe për shumë muaj ose një vit.

Studiuesit, të cilët analizuan të dhënat nga 35 studime që përfshinin një total prej afro 1.4 milionë pacientësh në mbarë botën dhe e publikuan studimin në revistën Medical Research and Opinion, ku vunë në dukje gjithashtu se simptomat e Covi-19 afatgjatë janë zakonisht të ndryshme midis dy gjinive.

Femrat kanë më shumë gjasa të vuajnë nga çrregullime  neurologjike, dermatologjike, gastrointestinale, respiratore, muskuloskeletore, probleme reumatike dhe lodhje.

Meshkujt kanë më shumë gjasa të kenë çrregullime endokrine-metabolike si diabeti dhe veçanërisht probleme me veshkat.

Pjesërisht, këto dallime i atribuohen nga studiuesit ndryshimeve në sistemet imune të dy gjinive, pasi gratë zakonisht kanë përgjigje imune më të shpejta dhe më të forta, të cilat mund t'i mbrojnë më mirë nga infeksioni origjinal, por janë gjithashtu më të prekshme ndaj sëmundjeve të zgjatura.

Studimi (rishikimi dhe meta-analiza) gjithashtu thekson se gratë kanë më shumë gjasa të ekspozohen ndaj koronavirusit në disa profesione pak a shumë të dominuara nga femrat si arsimi dhe infermieria, të cilat mund të rrisin rrezikun e Covid-19 afatgjatë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.