Pse disa persona nuk janë infektuar asnjëherë me Covid-19

representative 16226443091643272618

Deri në 25 maj 2022, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, që nga nisja e pandemisë ka pasur më shumë se 526 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën.

Koronavirusi u raportua për herë të parë në Kinë në dhjetor 2019, dhe që atëherë ka pasur infeksione të shumta në të gjitha kontinentet. Megjithatë, ka njerëz që nuk janë infektuar kurrë me COVID-19. Nuk po flasim për asimptomatikët, pra ata persona që janë infektuar, por kanë pasur fatin të mos kenë përjetuar simptoma.

Sipas BBC, ende nuk ka një përgjigje shkencore se përse këta persona nuk janë infektuar, por shpjegimi më i thjeshtë është se ata nuk kanë qenë kurrë në kontakt të afërt me virusin, sado e vështirë të duket. Kjo mund të ketë ndodhur veçanërisht me individët më të brishtë përballë sëmundjeve, gjë që do t’i kishte shtyrë ata të merrnin më shumë masa paraprake, dhe për rrjedhojë, kanë pasur një probabilitet më të ulët të infektimit.

Një teori tjetër që po shqyrtohet, bazohet në rolin e vaksinave kundër COVID-19.

Gjithashtu, sipas një tjetër teorie, koronavirusi nuk ka infektuar individë të caktuar pavarësisht se ka hyrë në traktin respirator, për shkak të mungesës së receptorëve për të hyrë në qeliza.

Më tej, BBC mbledh teori të tjera shumë interesante, si rëndësia e gjenetikës në luftën kundër COVID-19. Kjo do të thotë se disa njerëz, gjenetikisht, do të kishin më shumë gjasa të mos infektoheshin me koronavirus./A2CNN/

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.