Marrja e qetësuesve gjatë shtatzënisë mund të çojë në komplikime

Marrja e qetësuesve

Gratë që përdorin qetësues gjatë shtatzënisë kanë 50 për qind më shumë gjasa të zhvillojnë komplikime sesa ato që nuk përdorin, zbuloi studimi.

Studiuesit nga Universiteti i Aberdeen kanë zbuluar se gratë që kanë përdorur qetësues si paracetamoli dhe ibuprofen kanë më shumë raste të lindjes së parakohshme, vdekjes neonatale, dëmtimit fizik të fetusit dhe lindjeve të vdekura.

Rreth 30 deri në 80 për qind e grave në mbarë botën marrin qetësues kundër dhimbjeve për të lehtësuar simptomat që mund të shfaqen gjatë shtatzënisë, si gripi, ethet ose gjendjet reumatike.

Gjatë një periudhe prej 30 vitesh, u monitoruan shtatzënitë e më shumë se 151,000 grave dhe studiuesit analizuan të dhënat mjekësore të atyre që morën pesë qetësues të zakonshëm: paracetamol, ibuprofen, aspirinë, diklofenak dhe naproksen.

Të dhënat treguan se numri i grave që morën qetësues gjatë shtatzënisë u dyfishua midis 2008 dhe 2015.

Edhe pse rregullatorët kanë thënë se paracetamoli është i sigurt për gratë shtatzëna, ata kanë paralajmëruar se barnat anti-inflamatore josteroidale (NSAIDs) si ibuprofeni dhe aspirina nuk duhet të merren pas javës së 30-të të shtatzënisë.

Shkencëtarja Ekaterini Zafeiri nga Universiteti i Aberdeen tha se nënat e ardhshme duhet të konsultohen gjithmonë me mjekun e tyre përpara se të marrin barna pa recetë.

“Lehtësia e aksesit në barna pa recetë, e kombinuar me informacione të shumta dhe dezinformata në internet, është shkak për shqetësim”, tha Zafeiri, duke shtuar se kjo është veçanërisht e vërtetë për vendimet për marrjen e barnave gjatë shtatzënisë pa këshilla.

Ajo gjithashtu theksoi se duhet paralajmëruar se marrja e paracetamolit në kombinim me NSAID-të shoqërohet me një rrezik më të lartë të komplikimeve, kështu që gratë shtatzëna duhet të kërkojnë gjithmonë këshilla mjekësore përpara se të marrin medikamente pa recetë.

“Ne besojmë se është shumë e rëndësishme që gratë shtatzëna të kenë më shumë këshilla profesionale”, përfundoi shkencëtari.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.