15,000 viruse të reja mund të shfaqen deri në vitin 2027

virusee.2027

Me rritjen e temperaturave në planetin tonë, dy gradë më të larta se ato aktuale, shkencëtarët parashikojnë shfaqjen e deri në 15,000 viruse të reja deri në vitin 2027, krahasuar me 10,000 që qarkullojnë sot.

Sipas hulumtimit të Universitetit Georgetown, bashkëjetesa e detyruar nga ndryshimet klimatike midis specieve të kafshëve nga habitate të ndryshme, do të rriste rrezikun e prekjes së sëmundjeve virale edhe për njerëzit.

Shumë lloje të kafshëve të njohura si bartëse të viruseve, si lakuriqët e natës, për shkak të ndryshimeve klimatike mund të vijnë në zona të ndryshme nga ato ku jetojnë zakonisht. 

Bashkëjetesa me kafshë të tjera do të rriste gjasat që një virus të përhapet përmes "kërcimeve të specieve", domethënë ai të ndryshojë në atë masë sa të jetë në gjendje të transmetohet nga një specie kafshësh në tjetrën deri te njeriu

Forca lëvizëse në transmetimin viral - Ky është skenari i publikuar në revistën Nature, rezultat i kërkimit të koordinuar nga biologu Colin Carlson, i Universitetit Amerikan Georgetown. Prandaj, lidhja midis ndryshimit të klimës dhe shfaqjes së viruseve që mund të bartin sëmundje të paparë më parë është shumë më e afërt sesa imagjinohej.

Një kërcënim edhe për kafshët - Viruset e ardhshme mund të përbëjnë një kërcënim për shëndetin e kafshëve, duke shkaktuar epidemi të dëmshme për bagëtinë. Pika fillestare e hulumtimit ishte analiza sesi zonat gjeografike të populluara aktualisht nga 3,870 specie gjitarësh mund të ndryshojnë në lidhje me skenarë të ndryshëm nga tani deri në vitin 2070. Zbatimi i një modeli që lidhet me transmetimin e viruseve midis specieve në një nëngrup prej 3,139 kafshësh. Studiuesit përpunuan parashikimin mbi mundësitë e ardhshme për shkëmbimin e viruseve midis specieve. Rastet e përzierjeve të ngjashme biologjike janë të mundshme kudo në botë, por janë veçanërisht të përqendruara në zona me popullsi të dendur nga njerëzit, si Afrika tropikale dhe Azia Juglindore. Edhe një herë, autorët e hulumtimit vërejnë, protagonistët e këtyre kontaminimeve mund të jenë lakuriqët e natës,

Zonat e rrezikut - Parandalimi i përhapjes së viruseve të reja kërkon që tani e tutje, një mbikëqyrje kapilar të zonave në të cilat specie të ndryshme mund të gjenden duke jetuar së bashku. Për autorët e hulumtimit është e rëndësishme të shtyjnë që tani për të kuptuar se sa e rëndësishme është kombinimi i mbikëqyrjes virologjike me vlerësimin e ndryshimeve në zonat e reja të pushtuara nga speciet për shkak të ndryshimeve klimatike. Kjo, theksojnë ata, është veçanërisht e vërtetë në rajonet tropikale, ku aktualisht kanë origjinën shumica e sëmundjeve infektive që mund të transmetohen nga kafshët te njerëzit.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.