Supe Angleze me Bizele e Mender...
kjo supë bizelesh është shumë e ushqyeshme dhe e shëndetshme. Bizelet gatuhen me vaj ulliri, me gjalpë, qepë, hudhër, mendër etj. Provojeni dhe do të mbeteni të kënaqur.
Përbërësit:
- vaj ulliri (ekstra i virgjër)
- 1 majë luge gjalpë
- 1/2 qepë e verdhë (e grirë imët)
- 1 thelb hudhër
- 400 gr bizele (të freskëta (por mund t'i përdorni edhe të ngrira))
- 4 degëza mendër (të freskëta)
- 1/2 lt lëng perimesh
- kripë
- piper (i grirë në çast)
- 1 lugë pana (e freskët)
- Përgatitja
-
1Ngrohni vajin dhe gjalpin në një tenxhere të bollshme. Shtoni qepën e grirë dhe kavërdiseni në zjarr të ulët rreth 10 minuta derisa qepa të zbutet.2Shtoni hudhrën e plotë, bizelet dhe mendrën e grirë duke lënë mënjanë disa gjethe për zbukurim.3Kavërdisini mirë dhe shtoni lëngun e perimeve. Lërini të ziejnë për 15 minuta.4Eliminoni hudhrën dhe frulojeni supën sa është ende e ngrohtë, derisa të përftohet një krem i dendur.5Rregullojeni me kripë dhe piper sipas dëshirës. Dhe vëreni sërish të ziejë edhe për pesë minuta duke u kujdesur të rregulloni dendësinë e saj (duke i shtuar lëng perimesh nëse është shumë e trashë ose duke e shterur pak nëse është shumë e hollë).6Lëreni të vaket. Ndajeni në tasa supe dhe zbukurojeni, duke i vënë në mes një lugë pana dhe një gjethe mendre. p.s. Për një supë akoma më të lehtë, mos i hidhni pana.