Përbërësit:
2 filxhan çaji vaj ulliri
1 filxhan çaji sheqer
3/4 filxhan çaji lëng portokalleje
1/4 filxhan çaji konjak
2 lugë të vogla lëkurë portokalli i grirë
2 lugë të vogla pluhur pjekës
1 lugë të vogël kanellë (pluhur)
1 lugë të vogël karafil (pluhur)
1 lugë të vogël sodë
1 kg miell
1/2 filxhan çaji arra të shtypura
Pak gjalpë

Përbërësit për sherbetin
2 filxhan çaji mjaltë
2 filxhan çaji sheqer
2 filxhan çaji ujë

Përgatitja:
I hedhim të gjitha, përveç miellit, në një enë. Nuk ka rëndësi radha, çështja është t’i trazoni mirë. Në fund hedhim ngadalë miellin, pasi e kemi situr më parë 2 herë dhe e punojmë derisa të bëhet brumi pak i butë dhe të mos jetë i ashpër. U japim me dorë biskotave formën që duam, por jo shumë të mëdha sepse do të fryhen gjatë pjekjes. I vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë.I pjekim  në 170° C për 20 minuta. Mos i lini të piqen më shumë sepse nuk do të mund ti sherbetosni.
Ndërkohë në një tenxhere hedhim përbërësit për përgatitjen e shërbetit. E lëmë 5-8 minuta që nga çasti që fillon të ziejë dhe i heqim shkumën nëse nevojitet.
Hidheni shërbetin e nxehtë. I vendosni biskotat në një pjatancë ose ku të dëshironi ju dhe u hidhni përsipër 1/2 filxhan çaji arra të shtypura.