Kerpudha me spinaq

4561kerp

Përbërësit

450 g kërpudha të prera në feta të holla

3 thelpinj hudhër të grirë

1 lugë gjelle gjalpë pa kripë

1 lugë gjelle vaj ulliri

5 qepë të gjelbra të copëtuara

150 deri në 300 g spinaq i freskët

2 filxhan oriz i gatuar më parë

1 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Ngroh gjalpin bashkë me vajin e ullirit në një tigan në nxehtësi mesatare. Shto kërpudhat, hudhrën dhe kripën dhe lëri për rreth 5 minuta, derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë të lehtë kafe në të artë. Shto qepët e copëtuara dhe përzieji mirë. Rregulloje përzierjen me pak kripë. Shto spinaqin e freskët në tigan, ul temperaturën, mbuloje tiganin me kapak dhe i lëri kërpudhat dhe spinaqin të gatuhen bashkë përreth 1 minutë, deri në momentin kur spinaqi të zbutet. Shto 2 filxhanë oriz dhe lëri për pak minuta, derisa spinaqi të zbutet edhe pak dhe orizi të ngrohet. Rregulloje me kripë, nëse është e nevojshme. Shto një lugë tjetër gjelle me vaj ulliri, sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.