Embelsire e thjeshte me vanilje, qumesht dhe veze
Një ëmbëlsirë të thjeshtë vetëm me vanilje, qumësht dhe vezë. Është shumë e thjeshtë dhe mund ta përgatisni edhe me ndihmën e fëmijëve tuaj, duke u dhënë mundësinë që t’ju ndihmojnë në kuzhinë. Le të fillojmë me recetën!
Përbërësit:
750 ml qumësht
140 g sheqer
3 vezë
40 g miell
Brumë
Vanilje
Përgatitja:
Ndizeni furrën në temperaturën 200° që të ngrohet paraprakisht. Lyeni tavën me pak gjalpë. Hapni brumin që keni përgatitur me miell dhe ujë në tavë. Shpojeni pak me pirun dhe vendoseni të piqet për 10 minuta. Në një tenxhere hidhni qumështin dhe vaniljen dhe vendoseni të ziejë në zjarr të ngadaltë.
Edhe temperaturën e furrës uleni në 180°. Ndërkohë, filloni të rrihni vezët me sheqerin në një tas, duke shtuar pak nga pak edhe miellin. Më pas, shtoni edhe qumështin në të njëjtën mënyrë. Hidheni kremin mbi brumin e pjekur dhe futeni përsëri në furrë për 45 minuta. Ëmbëlsira juaj është gati.