Përgatitja:
Fiqve ua heqim bishtat dhe sipër tyre hedhim ujë të valuar, për t’u zbutur. I thërrmojmë biskotat dhe i vëmë në enë të madhe e të thellë. Në tenxhere në zjarr e hedhim ujin dhe sheqerin. Pasi zien uji me sheqer, në tenxhere e shtojmë gjalpin. Përmbajtjen nga tenxherja e shtojmë në enën e thellë. Çokollatën e thyejmë dhe e shtojmë në enë. Përziejmë që çokollata të shkrihet më shpejt. E hapim fikun e parë. Në brendi të fiqve vëmë nga dy gjysma thelpinj arrash. Me dorë marrim nga brumi nga ena e thellë. E shtypim brumin me duar dhe në mes të brumit e vëmë fikun.
Me duar bëjmë një top. Topat i kalojmë në kokos dhe i rendisim në pjatë. Pasi lidhen çdo top e presim përgjysmë dhe ëmbëlsira juaj është gati!