Si pergatitet nje komposto me gorrica?

00gorrica

Bima e gorricës është përcaktuar si “bimë e të ardhmes”. Në mjekësinë popullore është përdorur për të trajtuar ulçerat, problemet në zorrë apo për të ndihmuar tretjen.
Nga rrënjët përgatitet një ilaç për dhimbjet e barkut. Lëngu që përgatitet nga gorricat e zjera ndihmon në luftën ndaj diabetit.
Pasi të qëroni gorricat vendosini në një enë dhe lajini mirë. Pas larjes pritini ato në katërsh.
Gorricat janë të forta dhe është vështirë t’i presësh, por ky proces është shumë i rëndësishëm. Më pas hiqini farat dhe pjesën e fortë të mesit.
Hidhini në një tenxhere me ujë, ku keni shtuar edhe pak limon në mënyrë që gorricat të mos nxihen.
Shtoni sheqer sipas dëshirës dhe ziejini. Bëni kujdes që zjarri të jetë mesatar dhe gorricat të mos shkojnë në vlim të fortë, por vetëm të marrin valë ngadalë derisa sa uji të krijojë bulëza të vogla.

Kur gorricat të jenë zbutur, aq sa mund të përshkohen nga maja e thikës, mund të shtoni pak nivelin e zjarrit në mënyrë që lëngu i tyre të marrë formë shurupi. Provojeni herë pas here për ëmbëlsinë dhe shtojini sheqer nëse dëshironi. Pas zierjes mund t’i shtoni edhe pak mjaltë dhe kanellë. Gorricat bashkë më shurupin mund t’i konsumoni të ngrohta ose edhe të ftohta pasi t’i keni futur në frigorifer. Mund t’i konsumoni në mëngjes por edhe pas drekës.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.