Dreke per 30 minuta
Çfarë të gatuani gjatë ditëve të javës, kur ktheheni të lodhur nga puna. Kemi përgatitur disa receta të shpejta, të shijshme dhe të lehta, për ata të cilët nuk janë në shtëpi për të përgatitur drekë.
SUPË ME PATATE DHE VEZË
Duhet:
4 patate, 4 copë suxhuk, 1 qepë, 5 vezë, 3 lugë miell, 1 lugë speca të bluar jo pikant, vaj, majdanoz, 2 gjethe dafine, 1 lugë gjelle erëza të thata të përziera.
Përgatitja:
Në vaj hidhni qepën e copëtuar imët, pastaj shtoni miellin dhe specat e grirë dhe përzieni me ujë. Hidhni gjethet dafine dhe erëzat e thata. Pastaj shtoni patatet që i keni prerë në kocka të imëta. Pas 15 minutave, shtoni salsiçen e prerë në feta dhe vazhdoni ta zieni për rreth 20 minuta. Rrisni shpejtësinë e ngrohjes dhe sapo të vlojë hidhni një vezë të papërpunuar dhe lëreni në ngrohje deri sa të jetë gati. Në fund hidhni ca majdanoz të copëtuar.
TOPTHA TË VEGJËL ME VEZË DHE PROSHUTË
Duhet:
300 gr proshutë, 2 qepë të reja, 3 vezë të ziera, 1 lugë erëza të thata, 2 të bardha të vezës.
Përgatitja:
Vezët dhe proshutën preni në copa të vogla, hidhni në blender dhe bluani.
Llokoçisni të bardhat e vezës, erëzat dhe qepët e reja.
Me duar të lagur formoni toptha dhe renditni në letrën për pjekje dhe piqeni në furrë në 200 C për rreth 25 minuta. Shërbejeni me patate të ziera ose oriz.