Nje recete si per fundjave
Kek me portokall dhe luleshtrydhe!
- 3 l.m. bajame të thërrmuara
- 2 l.m. miell të zakonshëm
- 2 l.m. sheqer kaf
- 3 l.v. lëkurë portokalli të grirë
- ½ l.v. kripë
- 2 l.m. + ¼ filxhan vaj ulliri
- 2 filxhanë miell gruri me krunde të përziera me pak miell të bardhë
- 2 l.v. sodë buke + 1l.v. për pjekje
- ¾ filxhan kos ose dhallë
- ¼ lëng portokalli
- 1 vezë fshati të madhe (edhe vezë rose bën)
- 1 l.v. vanilje
- 1 ½ filxhane luleshtrydhe
Përgatitja:
- Përgatisni 12 kupa silikoni, të cilat mund t’i spërkasni me pak pika vaj ulliri. Ndizni furrën në 200 gradë C.
- Bluani në blender bajamet, sheqerin kaf, 2 lugët e miellit të zakonshëm, 1l.v. lëkurë portokalli dhe gjysmën e kripës. E zhvendosni në një tas dhe i shtoni vajin e ullirit duke e përzier.
- Përzieni miellin, sodën, kripën e mbetur në një enë tjetër. Përzieni ½ filxhani të sheqerit kaf, 2 l.v. lëkurë portokalli dhe ¼ filxhani të vajit në një tas me kosin, lëngun e portokallit, vezën dhe vaniljen. Bëni një hapësirë në mes të përzierjes së thatë për të hedhur përzierjet e lëngëta dhe përziejeni derisa të bëhet uniforme. Shtoni luleshtrydhet. Përziejeni mirë dhe shpërndani përbërjen nëpër kupa. Në fund i shtoni përsipër pak nga bajamet e thërrmuara dhe i piqni rreth 18-20minuta.
*1 filxhan = 240ml volum