Pastico me perime dhe sallam

Përbërësit
| 2 vezë | |
| 400 gr makarona spageti | |
| qumësht | |
| 1 Spec të kuq | |
| 300 gr sallame | |
| 100 gr djathë | |
| vaj ulliri | |
| kripë | |
| piper |
Hapat
|
1
|
Ziejmë pak makaronat sa të nisin të zbuten. I kullojmë dhe i hedhim në tavën ku do të pjekim pastiçon.
|
|
2
|
U hedhim vaj ulliri që të mos ngjiten. Rrahim vezët dhe shtojmë djathin e grirë, kripën dhe piperin.
|
|
3
|
Presim specin në shirita të gjatë dhe sallmin në kubikë.
|
|
4
|
Ua shtojmë makaronave dhe i përziejmë të gjitha.
|
|
5
|
Qumshtin e bashkojmë me masën e vezës , e rrahim sërish dhe ia hedhim të gjithën makaronave.
|
|
6
|
E pjekim në furrën e parangrohur për 40-50 minuta.
|
