Një sallatë për mëngjes, drekë ose darkë
Jo të gjithë e pëlqejnë sallatën. Por, ka një mënyrë që anëtarët nazeli të familjes suaj t’i bëni ta hanë këtë pjatë të shëndetshme. Shtojini sallatës vezë dhe proshutë! Proshuta i jep një shije të kripur dhe të tymosur, ndërsa veza e skuqur të ngop, duke bërë që të mos kërkoni më ushqim.
Proshuta e skuqur është sekreti i kësaj sallate me spinaq, që dietologët nuk do e rekomandonin kurrë, por që është shumë e shijshme dhe ia vlen ta provoni të paktën një herë. Për më tepër, për këtë sallatë përdoren vetëm 4 feta proshutë, që nuk janë edhe aq shumë.
Përgatitja:
- Skuqni 4 feta proshutë dhe ndajini në copa.
- Skuqni vezën sy aty ku skuqët edhe proshutën.
- Sallatës me spinaq hidhini domate, qepë të grirë, uthull, mustardë, kripë dhe piper.
Në fund, hidhni sipër sallatës vezën sy (të pashkatërruar mundësisht).