Receta e tostit francez për mëngjes

20160129093731672646

Ka shumë receta të mëngjesit që lidhen me vendet se ku janë krijuar apo edhe se ku përgatiten më shumë ato.

Ndër recetat më të njohura është ajo e tostit francez e cila përpos që është e shijshme, është edhe e shpejtë.

Mjafton që të keni bukë, e cila është edhe e një ditë më parë dhe mëngjesi juaj fillon të merr formë. Sipas dëshirës dhe masës që dëshironi, zgjidhni sasinë e bukës së prerë në feta, kurse në një enë tjetër vezët dhe qumështin i bëni bashkë duke i shtuar edhe sheqer. Të gjitha këto tunden mirë, përderisa në enën tjetër tiganin e bëni gati me yndyrë në të.

Merrni fetat e bukës i fusni në masën e vezëve dhe përbërësve tjerë derisa të marrin sasi të asaj mase dhe i vendosni të fërgohen në tigan.

Pasi të përfundoni, i vendosni në një pjatë dhe sipas dëshirës mund t’i hidhni mjaltë në të. Nuk është e domosdoshme vetëm mjalta, mund të jetë edhe ndonjë pemë apo edhe sheqer pluhur.

Ju bëftë mirë!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.