Embelsire gati per 15 minuta me bajame,fistik dhe kakao.

Desert për 15 minuta

Nëse jeni adhurues i çokollatës, por dëshironi të mbani linjën perfekt, kjo ëmbëlsirë është për ju!

Për përgatitje të kësaj ëmbëlsire të shëndetshme do t’ju nevojiten 15 minuta, plus 4 orë mbajtje në frigorifer, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 filxhan e gjysmë kokrra tërshëre,

– 1 filxhan gjalpë bademi,

– 1/3 filxhan fara chia,

– 1 lugë + një lugë kakao pluhur të paëmbëlsuar,

– ¼ filxhan fëstëk të grirë,

– lugë ekstrakt vanilje.

Përgatitja:

Në një enë të madhësisë së mesme qitni kokrrat e tërshërës, gjalpin e bademit, farërat chia, 1 lugë kakao pluhur, ekstraktin e vaniljes dhe përzieni derisa të homogjenizohen.

Merrni copë të vogla të përbërjes së përgatitur dhe me dorë formoni topthat, pastaj vendosni në letër për pjekje, e cila duhet të jetë e vendosur në fund të enës plastike me kapak.

 

Sipër topthave qitni mbetjen e kakaos pluhur.

Futni në frigorifer apo në frigorifer me ngrirje të thellë 4 orë apo gjatë tërë natës.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.