Tortilla spanjolle me Salamini
Përbërësit
- 3 vezë
- 80 ml qumësht
- 100 gr sallam pikant(salamini)
- 1/4 kokrre qepë
- 1/3 spec jeshil
- 1/3 spec djegës
- 80 gr kërpudha
- 80 gr djathë Skarmorsa
- 6 kokrra domate qershi
- koriandër (i freskët)
- 1 lugë gjelle gjalpe
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja
1
Në një tigan që nuk ngjit shtojmë vaj ulliri.
2
Pasi është nxehur fillojmë me gatimin e salaminit.
3
Qepën e lemë të zbutet pak. Më pas vazhdojmë me specat, kërpudhat e domatet qershi pa i djegur.
4
Shtojmë pak gjalpë dhe e lemë të shkrijë, ndërkohë që përziejmë vezët me qumështin dhe i vemë në tigan të gatuhen në temperaturë të mesme.
5
Tre-katër minuta para se të përfundojmë gatimin shtrojmë djathin dhe presim të shkrijë.
6
Kthejmë tortillan në një dërrasë ose pjatë të cekët, që të kemi pjesën e pjekur lart.
7
Presim pak korriandër të freskët dhe e hedhim sipër.