Tortë e shpejtë me akullore

151d6426d09805ee583a23e5164047ed

Ndonjëherë dëshirat për ëmbëlsira janë më të ngutshme sesa koha që kemi në dispozicion, por ja që ka edhe zgjidhje të shpejta. Nuk po flasim për ëmbëltoret, edhe vetë mund të përgatisni një ëmbëlsirë, në pak minuta.

Vetëm që duhet të shkoni në supermarket për të blerë disa produkte të gatshme.

Baza të gatshme tortash, panidispanjë ose me kakao.

Disa lloje të ndryshme akulloresh nëse pëlqeni më shumë sesa një.

Marmalatë, krem kakao, apo shurupe të ndryshme sipas shijes

Vendosni në një tabaka bazën e kekut, hapni sipër saj akulloren, vendosni edhe një shtresë marmalatë për ta bërë më të theksuar shijen e akullores, vendosni bazën tjetër dhe shtoni sërish akullore sipër. Pasi të mbaroni, futeni në ngrirje për 30 minuta, zbukuroni me marmalatë, akullore, fruta apo pluhur kakaoje sipër.

Mund të përdorni edhe vetëm një shije akulloreje dhe ta vendosni mes dy shtresave të kekut.

Torta është gati për 30 minuta. Do duket sikur keni shpenzuar gjithë pasditen për të.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.