Makarona linguini me kungull dhe karota
Kjo është një nga recetat më të shpejta me perime. Mund të bëhet edhe vetëm me kungull por karota plotëson shijen dhe kolorin e pjatës.
Përbërësit për 2 persona:
150 gr makarona
1 kungull jeshil
2 karota
Gjysmë qepe të kuqe
Pak selino
Kripë, piper
Vaj ulliri
Përgatitja:
Pastrojmë kungullin dhe karotën dhe i presim në fije të holla, së gjati. Grijmë imët qepën dhe e skuqim në pak vaj ulliri me selinonë. Kur qepa të jetë zbutur, shtojmë karotat dhe kungullin duke i kaurdisur. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Ziejmë makaronat dhe shtojmë te tigani i perimeve pak nga lëngu i tyre. Kullojmë makaronat, i shtojmë te salca dhe i përziejmë. Sipas dëshirës hedhim majdanoz të freskët dhe djathë të grirë parmixhan.