Tartë me Pjeshkë dhe Fruta pylli

51fa364861c4e

Një ëmbëlsirë perfekte për ditët e nxehta të verës ku shija e frutave shkon me një akullore.

 

Përbërësit
Përgatitja
1
Në një mikser përgatitsni brumin e tartës duke shtuar miellin, gjalpin e ftohtë, sheqerin pluhur, pak kripë dhe vezën. Miksojini derisa të lidhen por jo shumë që të mos ngrohet gjalpi.
 
2
Shtojeni brumin në një sipërfaqe të spërkatur me miell, krijoni një top brumi, mbështilleni me qese kuzhine dhe futeni në frigorifer për 30 minuta.
 
3
Pastroni dhe pritini pjeshkët në feta, spërkatini me sheqer dhe pak kanellë.
 
4
Hapni brumin me shpejtësi dhe vendoseni në tavën e tartës të lyer me gjalpë dhe të spërkatur me pak miell.
 
5
Vendosni pjeshkët rreth tavës dhe shtoni frutat e pyllit të cilave u shtoni vetëm një lugë sheqer në çastin që i vendosni në tavë.
 
6
Piqeni tartën për 25 minuta në 180 gradë.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.