Receta për detoksikim

34855

Smogu në dimër nuk ka qenë diçka për tu shpërfillur. Ashtu sikurse mungesa e ditës dhe e diellit ka pasur ndikimet e veta. Më së shumti keni qëndruar brenda në ajër të ndenjur ose të kondicionuar... si mund ta pastrojmë organizmin? Kjo është çështja. Por mënyrat ekzistojnë...

Lëng pastrues me mollë jeshilë dhe xhenxhefil
Doni të pastroheni? Për ta bërë më mënyrën më të mirë përgatisni këtë lëng të shtrydhur me bazë ushqimesh pastruese.


Mjaftojnë pak përbërës për të krijuar një lëng me aftësi pastruese që do t’ju ndihmojë të ndiheni menjëherë të lehtë. Zgjidhni ngjyrën e gjelbër për të arritur një lëng që ju ngop dhe ka vlera ushqyese e njëkohësisht ndihmon organizmin tuaj të pastrohet.


Merrni një mollë jeshile pak spinaq gjethevogël dhe fare pak xhenxhefil. Molla jeshile ka përmbajtje të ulët sheqeri dhe duke qenë një ushqim yndyrë-djegës do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll peshën; ajo kryen një veprim antioksidues dhe ndihmon lëkurën të bëhet mw e ndritshme. Kurse spinaqi e furnizon trupin tuaj me një sasi të mirë energjie. I pasur në hekur ai do t’ju ndihmojë edhe për të rritur mbrojtjen tuaj imunitare.
Në fund xhenxhefili, një përshpejtues i mirë i metabolizmit, e ndihmon procesin e pastrimit të organizmit me një lehtësi të skajshme.


Futini të tre këta përbërës në cetrifugë: sipas dëshirës mund të shtoni edhe lëngun e një lime (limon jeshil) që do ta bëjë pijen më freskuese dhe të lehtë.

Sallatë me portokall dhe avokado për të pastruar dhe lehtësuar
Vështirësia: shumë  thjeshtë
Përgatitja: 5 minuta

Përbërësit
- 2 portokaj
- 1 grejpfrut
- 1 limon jeshil
- 1 mandarinë
- 1 avokado
- 1 qepë skalonjë
- 1 limon
- 1 tufëz mendër
- 2 lugë me stika pishe

Shija e fortë e agrumeve bëhet bashkë me shijen kremoze dhe të butë të avokados. Kjo është një sallatë e përkryer për ata që duan ta pastrojnë organizmin por edhe ngjyrat e saj do ta pasurojnë tryezën tuaj dhe do ta bëjë oreksndjellëse.

Përgatitja
Hiquani lëkurën frutave dhe pastrojani mirë edhe cipën e bardhë agrumeve.
Pritini në feta të holla rrethore dhe përziejini.
Ndajeni avokadon në copa dhe zhyteni në një tas me ujë të cilit i keni hedhur pak lëng limoni në mënyrë që të mos nxihet.
Qëroni dhe pritni në feta shumë të holla qepën skalonjë. Bashkojeni me frutat e tjera, hidhuni përsipër mendrën e grirë hollë dhe stikat e pishës dhe rregullojeni me vaj ulliri, kripë dhe piper.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.