Patellxhane te mbushur - 4 receta per me shume shije
Mund të përgatisni receta pa fund me patëllxhanët, të cilët janë renditur tek ushqimet që zgjasin jetën. Janë në kulmin e stinës, shumë të shijshëm. Sugjerojmë..
Me spageti ose oriz, me shparguj, por dhe të ëmbël me çokollatë e rikota; ja disa mbushje për patëllxhanët tuaj.
Patëllxhanë me spageti
Për të bërë këtë recetë nevojiten patëllxhanë rrethorë të boshatisur nga tuli dhe të gatuar në avull dhe spageti “alla Norma” (recetë siçiliane ku spageti bëhet me hudhër, rigon, borzilok, djathë dhe domate) së bashku me tulin e skuqur në tigan. Mbushen patëllxhanët me të gjitha këto dhe u hidhet pak rikota sipër. Pjata është gati.
Patëllxhanë të mbushur me oriz
Hiqjuani tulin patëllxhanëve për së gjati, prejeni tulin në kube, skuqini dhe lërini mënjanë. Skuqni dhe patëllxhanët e zbrazur nga tuli. Përgatisni në një tigan orizin me salcë domateje dhe hidhni sipër parmixhano dhe kur të jetë gati, shtoni dhe copat e tulit të patëllxhanit. Me mbushjen e përgatitur përgatisni patëllxhanët në formë varke duke vendosur në mes të shtresave ndonjë fetë djathi (ndoshta mocarela).
Patëllxhanë me çokollatë
Në pamje të parë mund të duket si një shpikje e fundit, por në fakt është përgatitur si pjatë që në kohërat antike. Prejini në gjysmë patëllxhanët dhe ziejini në ujë me sheqer. Sapo të jenë gati u hiqet tuli i cili përzihet me rikota, amareta dhe stika pishe (dhe kanellë) nëse dëshironi. Sapo të jetë gati mbushja, hidheni tek patëllxhanët dhe të gjitha bashkë futini në furrë. Çokollata që shkrihet hidhet në fund, duke i mbuluar patëllxhanët e sapo dalë nga furra. Pjata shërbehet e ftohtë, sapo të hiqet nga frigoriferi.
Patëllxhanë të mbushur me shparguj dhe stika
Patëllxhanët (rrethorë ose të gjatë) priten në mes dhe zihen në ujë të kripur. E njëjta gjë dhe për shpargujt të cilët më pas priten në kube dhe u shtohen ose stika ose bajame të grira dhe tuli i patëllxhanëve të zier. E gjithë kjo masë skuqet me pak qepë sa për shije. Pjata është thuajse gati, thjesht futeni të piqet pak në furrë dhe gjithçka është gati.